LAJMI I FUNDIT:

Abidal dëshiron të luaj si qendërmbrojtës

Abidal dëshiron të luaj si qendërmbrojtës

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal, ka deklaruar se i pëlqen të luajë si qendërmbrojtës, ndërkohë që mendon ta luajë këtë rol edhe te Barcelona ku zakonisht luan si mbrojtës i krahut të majtë.

Abidal zhvilloi ndeshjen e të shtunës kundër Ishujve Faro si qendërmbrojtës, si partner i William Gallasit, të cilën Les Bleus e fituan me rezultat prej 5-0.

“Trajneri më vendosi të luaja aty. Më pëlqen të luaj në qendër, por puna është që te skuadra ime luaj në krah të majtë. Ndjehem mirë në ekipin e Francës. Me William (Gallas) gjërat shkojnë mirë”, ka thënë Abidal për AFP.