LAJMI I FUNDIT:

Leonardo ka edhe dy ndeshje në dispozicion

Leonardo ka edhe dy ndeshje në dispozicion

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka në dispozicion edhe dy ndeshje për të ndryshuar diçka te Rossonerët.

Sipas “Il Corriere Dello Sport”, brazilianit i është dhënë ultimatum që të kthejë gjithçka në favor të klubit në dy ndeshjet e radhës, përndryshe ai do të shkarkohet.

Dy ndeshjet e radhës janë shumë më të vështira për Rossonerët sesa takimet paraprake, duke qenë se Milani do të luajë kundër Romës (në Serie A) dhe kundër Real Madridit (në Ligën e Kampionëve).

Prandaj, shumë lehtë mund të ndodhë që Leonardo t’i japë fund punës së tij si trajner i Milanit, pas një fushate të dështuar.