LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Nuk isha rikuperuar sa duhet

Ronaldo: Nuk isha rikuperuar sa duhet

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, zotohet se do ta shkurtojë kohëzgjatjen e rikuperimit me ndihmën e fizioterapeutëve, ndërsa pranon se nuk kishte qenë plotësisht i rikuperuar që të luajë kundër Hungarisë.

Portugezi u largua nga ndeshja pas vetëm 26 minutash, ndërsa pas ekzaminimeve u tha se ai do të mungojë dy javë. Mirëpo, njoftimet më të reja tregojnë se atij i është përsëritur lëndimi që pësoi kundër Marseille, ashtu që nuk do të mund të luajë për një muaj.

“Unë ndjehesha mirë, mirëpo nuk isha qind për qind i rikuperuar. Kisha pak problem, por dëshiroja t’i ndihmoj vendit tim që të shkojë në Kampionatin Botëror”, tha Ronaldo për “AS”.