LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Nuk mërzitem nga fitoret

Xavi: Nuk mërzitem nga fitoret

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se ai kurrë nuk lodhet nga fitoret dhe se përkundër që është qe dhjetë vite ne formacionin kryesor te Blaugranët, ai gjithmonë mundohet të përmirësohet si lojtar.

“Kurrë nuk lodhen nga fitoret, gjithmonë dua më shumë. Edhe pse kam kaluar më shumë se dhjetë vite në formacionin bazë, ende mendoj se duhet të përmirësohem”, ka thënë spanjolli për “Sport”.

Xavi ka shtuar se këtë sezon Barcelona do të bëjë gjithçka për ta përsëritur suksesin e sezonit të kaluar, ndërsa thotë se fakti që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Bernabeu, është motivim shtesë për katalunasit.