LAJMI I FUNDIT:

Benayoun nuk largohet nga Liverpooli

Benayoun nuk largohet nga Liverpooli

Agjenti i i Yossi Benayoun, Ronen Katsav, thotë se klienti i tij nuk do të largohet nga Liverpooli, përkundër spekulimeve që e lidhin izraelitin me një transferim te Manchester City.

“Është e natyrshme se një lojtar që luan mirë te Liverpooli do të shtojë interesimin skuadrave tjera”.

“Është kompliment i madh që ka interesim nga skuadrat evropiane të nivelit të lartë, mirëpo Yossi është shumë i lumtur te Liverpooli dhe sapo ka arritur këtë verë marrëveshje edhe për katër sezone të tjera”, citohet Katsav nga skysports.com.