LAJMI I FUNDIT:

Realit nuk i mungojnë Sneijder dhe Robben

Realit nuk i mungojnë Sneijder dhe Robben

Drejtori sportiv i Real Madridit, Miguel Pardeza, ka thënë se Mbretërit morën vendim të duhur për largimin e Arjen Robben dhe Wesley Sneijder, dhe se nuk pendohen për këtë veprim.

Si pjesë e ‘revolucionit’ të Florentino Perez, Robben u transferua te Bayern Munich, ndërsa Sneijder u transferua tek Interi.

“Sa i përket Robbenit, ai dëshironte të largohej, dhe erdhi te ne me kërkesën për t’u larguar. Sa i përket Wesley Sneijderit, Interi bërë një ofertë të cilën nuk mund ta refuzonim”., tha Pardeza në një intervistë për “Marca”.