LAJMI I FUNDIT:

Toure e Puyol për Robinho e Kompany

Toure e Puyol për Robinho e Kompany

Njoftohet se Barcelona dëshiron transferimin e dyshes së Manchester Cityt, Robinho dhe Vincent Kompany, ndërsa si shkëmbim do t’ua ofrojë pasanikëve dyshen katalunase, Yaya Toure dhe Carles Puyol.

Sipas “The Daily Mirror”, Blaugranët planifikojnë ta ofrojnë kapitenin Puyol, i cili deri më tani nuk ka arritur të merret vesh me skuadrën për zgjatjen e kontratës, ndërsa pritet që të largohet gjatë verës së ardhshme.

Edhe pse trajneri i Cityt, Mark Hughes, ka deklaruar se Robinho dhe Kompany bëjnë pjesë në planet e tij, ai gjithmonë ka shprehur admirim për dyshen e Barcës, Toure dhe Puyol, ashtu që një shkëmbim është më se i mundshëm.