LAJMI I FUNDIT:

Italia në Botëror

Italia në Botëror

Kampioni u botës në fuqi, Italia, ka bërë pikërisht atë që duhej në ndeshjen përballë Irlandës duke siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Italia ka arritur të nxjerrë pikën e duhur si mysafir i Irlandës duke barazuar me rezultat 2-2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutat e para të ndeshjes me anë të Glenn Ëhelan (8’), ndërsa Mauro Camoranesi e barazoi rezultatin në minutën e 26-të.

Irlanda shënoi sërish në minutat e fundit të ndeshjes (87’), mirëpo Azzurët përsëri arritën ta barazojnë rezultatin në minutat shtesë, kurse golashënues ishte Alberto Gilardino.


Italia ka edhe një ndeshje për të luajtur, mirëpo që tani ka siguruar vizën për në Afrikën e Jugut, duke shënuar gjashtë fitore dhe tre barazime, ndërkohë që Irlanda pozicionohet e dyta.