LAJMI I FUNDIT:

Reali shqetësohet për Ribery

Reali shqetësohet për Ribery

Real Madridi ka filluar të shqetësohet për gjendjen fizike të anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery, si pasojë e lëndimeve që shpesh po e shqetësojnë lojtarin.

Francezi ka luajtur vetëm në 12 nga 26 ndeshjet e fundit të bavarezëve, ndërsa “AS” shkruan se shqetësimi në kampin madrilen vjen si pasojë e një marrëveshjeje paraprake ndërmjet agjentit të lojtarit Alain Migliaccio dhe presidentit të Realit, Florentino Perez, sipas të cilës verën e ardhshme Ribery do të jetë lojtar i Los Blancos dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Mesfushori fillimisht kishte problem me tendinën e Akilit, ndërsa pastaj pati lëndim të ijës dhe në fund lëndim të tendinës së gjurit të majtë.