LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Nuk do të jap dorëheqje

Maradona: Nuk do të jap dorëheqje

Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se njerëzit i kanë keqkuptuar komentet e tij, dhe se ai nuk do të japë dorëheqje nga posti i trajnerit para dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

“As nuk jap dorëheqje e as nuk largohem, dëshiroj t’ua bëj të gjithëve të qartë këtë gjë”.

“Duhet të takohem me Grondonan (presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës) dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të vazhdoj, nëse nuk shkon mirë atëherë do të shohim”, ka thënë Maradona.