LAJMI I FUNDIT:

Fabregas prioritet i Realit

Fabregas prioritet i Realit

Edhe pse vazhdimisht thuhet se Barcelona do të sigurojë shërbimet e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, në sezonin e ardhshëm, duket që Real Madridi do të jetë një konkurrent i fortë në këtë drejtim.

Sipas “AS”, në sezonin e ardhshëm Mbretërit planifikojnë të sjellin dy emrat ri në mesfushë: Cesc Fabregas dhe Franck Ribery.

Deri më tani, spanjolli ka pëlqyer të qëndrojë te Topçinjtë, mirëpo ofertat që bën Reali zakonisht janë të parefuzueshme nga skuadrat, prandaj mund të besojmë që ky transferim mund të ndodhë.