LAJMI I FUNDIT:

Di Natale: Merituam barazim

Di Natale: Merituam barazim

Udinese është mposhtur nga Interi në Giuseppe Meazza me rezultat 2-1, ndërsa goli i dytë i zikaltërve u shënua në minutat shtesë të ndeshjes.

Sulmuesi mysafir Antonio Di Natale, i cili shënoi një gol dhe pati rastin më të mirë në fund të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren skuadrës së tij, thotë se Interi nuk e meritoi fitoren.

“Mendoj se një barazim do të ishte më se i merituar nga ne. Asnjëherë nuk është mirë të humbësh në minutat e fundit”, është shprehur ‘Toto’ për Puntosport.net.