LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Liverpooli mund ta fitojë Ligën Premier

Ancelotti: Liverpooli mund ta fitojë Ligën Premier

Edhe pse të dielën e ka mposhtur Liverpoolin, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk përjashton mundësinë se Të Kuqtë janë pretendentët kryesorë për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

“Mendoj se ka shumë kohë deri në fund të sezonit dhe Liverpooli i ka kualitetet për të shfaqur një sezon të mirë”.

“Luajtëm kundër një skuadre të fortë dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë deri në fund të takimit. Morëm tri pikë shumë të mira ndaj një skuadre shumë të mirë”, ka thënë Ancelotti për “The Liverpool Daily Post”.