LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Duhet të reagojmë

Buffon: Duhet të reagojmë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur i zhgënjyer për humbjen ndaj Palermos, duke thënë se skuadra e tij nuk ishte në formën e vet të mirë.

“Sa i përket fitores së Palermos, mendoj se merita më e madhe i takon trajnerit të tyre që është njëri nga më të mirët në kampionatin tonë”.

“Si do që të jetë, ne ua lehtësuam gjërat duke luajtur në nivel të ulët”.

“Tash duhet të reagojmë me përgjegjësi të madhe dhe obligim, dhe të mos dorëzohemi kurrë”.


“Duhet të punojmë shumë që ta kompensojmë këtë humbje, sepse humbja në Palermo është e kuptueshme, mirëpo barazimi ndaj Bolognas nuk është”, ka thënë Buffon për Juventus Channel.