LAJMI I FUNDIT:

Pepe: Vazhdojmë tutje

Pepe: Vazhdojmë tutje

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë të sezonit të dielën mbrëma nga Sevilla, ndërsa përkundër zhgënjimit, mbrojtësi Pepe thotë se Los Blancos duhet të lënë pas vetes këtë humbje.

“Askush nuk dëshiron të humbë, ndërsa ne jemi të pikëlluar me humbjen, megjithatë ne duhet të vazhdojmë përpara”.

“Sevilla është skuadër e mirë dhe mund të garojë për shumëçka”, ka thënë Pepe, i cili shënoi golin e vetëm për Realin në ndeshjen e mbrëmshme.