LAJMI I FUNDIT:

Arsenali shkatërron Blackburnin

Arsenali shkatërron Blackburnin

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të lartë prej 6-2 kundër Blackburn Rovers, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Emirates.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Steven N’Zonzi (4’), ndërsa vendasit barazuan me anë të Thomas Vermaelen (17’).

Blackburn sërish shënoi gol, me anë të David Dunn (17’), ndërsa ky gol i ofendoi Topçinjtë, të cilët shënuan edhe pesë herë.

Robin Van Persie barazoi rezultatin (33’), ndërsa me golat e Andrey Arshavin (37’), Cesc Fabregas (57’), Theo Walcott (75’) dhe Niclas Bendtner (89’), vendasit fundosën skuadrën e Blackburnit.