LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti mund t’i bëjë ballë presionit

Ancelotti mund t’i bëjë ballë presionit

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se mund ta përballojë presionin të cilin e shoqëron një trajner që kërkon ta fitojë Ligën Premier.

Pas startit të jashtëzakonshëm të sezonit, Blutë pësuan të shtunën e kaluar nga Wigan Athletic, ndërkohë që arritën fitore minimale ndaj Apoel Nicosia në Ligën e Kampionëve.

“Nuk jam i befasuar nga reagimi pas humbjes, sepse është njësoj edhe në Itali. Është me rëndësi që atmosfera rreth skuadrës është e mirë. Ky reagim nuk është problem”.

“Në Itali ka shumë më tepër presion ndaj trajnerit. Ndërsa në Angli është shumë më lehtë ta kontrollosh presionin”.


“Të humbësh një nga dhjetë ndeshje nuk është presion. Në Itali është ndryshe, sepse nuk është vetëm media që shkakton presion, por edhe klubi dhe tifozët”, ka thënë Ancelotti për skysports.com.