LAJMI I FUNDIT:

Cesar: Interi do ta mbrojë titullin

Cesar: Interi do ta mbrojë titullin

Pas fitores së të shtunës mbrëma kundër Udineses, portieri i Interit, Julio Cesar, beson se ky sukses do t’i përcjellë ziklatrit deri në fund të sezonit.

“Çfarë ndeshje! Që nga transferimi im në Itali, Udinese gjithmonë na ka bërë të vuajmë, por ne deshëm të fitojmë me çdo çmim dhe tani jemi sërish në krye të tabelës”.

“Tash do të udhëtoj në Brazil si një njeri i lumtur: Interi ka siguruar një fitore vendimtare dhe në fund ne do të fitojmë sërish”, ka thënë Cesar për Inter Channel.