LAJMI I FUNDIT:

Reina: Torres më i mirë se Drogba

Reina: Torres më i mirë se Drogba

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka ‘nxehur edhe më shumë gjakrat’ para derbit të të dielës ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit në Stamford Bridge, duke thënë se Fernando Torres është sulmuesi më i mirë në Ligën Premier.

“Për mua, Fernando Torres është sulmuesi më i mirë. Kam shumë besim te bashkëlojtari im. Kjo mund të jetë një ndeshje shumë e veçantë, sepse e di që Torres i konsideron të tilla këto ndeshje”.

“Drogba e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer sezonin, mirëpo ne nuk ia kemi frikën. Ne e dimë se duhet të jemi më të mirë në mbrojtje, sesa në ndeshjen kundër Fiorentinas, përndryshe ai shënon”, ka thënë Reina për “Daily Mirror”.