LAJMI I FUNDIT:

Cambiasso falënderon Cesarin për fitoren

Cambiasso falënderon Cesarin për fitoren

Interi ka shënuar fitore kundër Udineses pas golit të shënuar në minutat shtesë nga Wesley Snijder.

Para se holandezi të shënonte, portieri Julio Cesar mbrojti një goditje të Antonio Di Natales që do të ishte fatale për Interin po të pranonte gol.

“Kështu ka qenë e caktuar të përfundonte kjo ndeshje. Dy minuta para golit të Snejider, Julio Cesar bëri një mbrojtje vendimtare që na lejoji ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë mesfushori zikaltër, Esteban Cambiasso, për Inter Channel.