LAJMI I FUNDIT:

Del Piero i zhgënjyer pas përsëritjes së lëndimit

Del Piero i zhgënjyer pas përsëritjes së lëndimit

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas lëndimit të sërishëm, i cili do ta mbajë jashtë fushe për më shumë se një muaj.

Të enjten, ikona bardhezi është larguar me dhimbje nga fusha stërvitore dhe është drejtuar për në spital, ku pas ekzaminimeve është vërejtur se ai e ka lënduar sërish këmbën e majtë, e cila sapo ishte shëruar.

Stafi mjekësor i klubit konfirmoi se Del Piero nuk do të mund të luajë në 40 ditët e ardhshme, duke lënë një shije të hidhur te vetë lojtari.

“Jam shumë i hidhur me këtë lëndim të ri, i cili ka ndodhur në të njëjtin vend, sikurse i mëparshmi”.


“Jam vërtet i pikëlluar sepse mungesa ime do të vazhdojë për disa javë, mirëpo vullneti im që të reagoj në këtë periudhë negative do të më ndihmojë që të jem i fortë”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Ligat tjera
Ndërpritet për pak çaste stërvitja e Rumanisë në

Ndërpritet për pak çaste stërvitja e Rumanisë në "Fadil Vokrri" shkaku i një tymuesit

Përfaqësuesja e Kosovës
Situatë e sikletshme mes Ten Hag dhe Ugartes: Trajneri dhe lojtari i Man United keqkuptohen

Situatë e sikletshme mes Ten Hag dhe Ugartes: Trajneri dhe lojtari i Man United keqkuptohen

Premier League
Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Kalo në kategori