LAJMI I FUNDIT:

Iaquinta: Në Allianz Arena për fitore

Iaquinta: Në Allianz Arena për fitore

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, nuk ia ka frikën Bayern Munichut, skuadër ndaj të cilës do të luajë të mërkurën mbrëma në Allianz Arena.

Iaquinta ka përkujtuar fitoret e sezonit të kaluar ndaj Real Madridit si frymëzim për ndeshjen kundër bavarezëve.

“Bayern Munichu? Ne kemi fituar në Bernabeu. E dimë se do të jetë vështirë kundër tyre, mirëpo ne i kemi përbërësit e duhur për të zhvilluar një ndeshje të madhe”.

“Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e të mërkurës mbrëma dhe përqendrimi i skuadrës është atje”.


“Do të jetë bukur nesërmbrëma, sepse ne nuk mendojmë për barazim, por do të hyjmë në fushë me një mentalitet fituesi”, ka thënë sulmuesi më në formë i Juves këtë sezon për “Tuttosport”.