LAJMI I FUNDIT:

Vdes tifozi francez i sulmuar nga serbët

Vdes tifozi francez i sulmuar nga serbët

Në spitalin e Beogradit ka vdekur tifozi francez i ekipit të futbollit të Toulous, i cili u sulmua nga huliganët serb një javë më parë.

Një Javë më parë 30 tifozë serbë sulmuan barin ku gjendeshin mbështetësit e ekipit francez dhe i sulmuan ata fizikisht.

Bris Tato ishte një nga dy mbështetësit e ekipit francez që u plagosën nga sulmet e huliganëve serbë, i cili edhe bëhet viktima e parë e këtij akti të shëmtuar.

Ndeshja mes ekipit të Toulous dhe Partizanit të Beogradit, që përfundoi me fitoren e francezëve, u luajt në kuadër të ligës evropiane.