LAJMI I FUNDIT:

Pepe dëshiron Ligën e Kampionëve

Pepe dëshiron Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është i lumtur që tashmë e ka tejkaluar suspendimin e gjatë dhe ka kthyer përqendrimin e tij kah triumfi në Ligën e Kampionëve.

Të shtunën Pepe u rikthye në fushë ndaj Tenerife, pasi e përfundoi dënimin prej 10 ndeshjes mos-lojë, pas incidentit të sezonit të kaluar kur u goditi dy futbollistë kundërshtar.

“Për sezonin e ri, synim i imi është të triumfojmë në Ligën e Kampionëve”, ka qenë shumë i qartë Pepe rreth ambicieve të tij.

Finalja e garës evropiane këtë sezon mbahet pikërisht në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.