LAJMI I FUNDIT:

Pazzini: Vështirë ta fitojmë skudeton

Pazzini: Vështirë ta fitojmë skudeton

Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, ka shprehur kënaqësinë për golin e fitores të shënuar në takimin e të shtunës kundër Interit, që i ndihmoi ekipit të tij të marrë kreun tabelës së Serie A.

“Goli kundër Interit ishte një prej më të rëndësishmëve. Të qenit i pari në renditje është kënaqësi e madhe, personalisht kam marrë shumë urime”, ka thënë Pazzini.

“Jam i lumtur, por për skudeton do të jetë vështirë. Tash le të shijojmë këtë moment, pasi tashmë i kemi caktuar vetëm synimet afatshkurtra. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në shkurt dhe mars”.

Sampdoria do të jetë nikoqire e Parmës gjatë të dielës në javën e shtatë në Serie A.