LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Ende jemi të uritur për tituj

Xavi: Ende jemi të uritur për tituj

Mesfushori i Barceloës, Xavi, thotë se blaugranët, si gjithmonë, janë të uritur të fitojnë tituj, pavarësisht se fituan gjithçka sezonin e kaluar.

“Ekipi është ende i uritur të fitojë tituj dhe dëshirojmë të japim maksimumin që nga minuta e parë në çdo ndeshje”, ka thënë ai për sportiven spanjolle Sport.

Barcelona sonte do të përballet me Dinamo Kievin në kuadër të grupit F të Ligës së Kampionëve, ndeshje e cila edhe pse do të zhvillohet në Camp Nou, nuk është aspak e lehtë, sipas Xavit.

“Nuk kemi asnjë ndeshje të lehtë në këtë grup. Dynamo Kiev dhe Rubin Kazan janë relativisht të panjohura këtu, por ata janë kampionë në ligat e tyre dhe duhet ta kemi këtë parasysh”, ka shtuar mesfushori.