LAJMI I FUNDIT:

Hughes: Tevez është i jashtëzakonshëm

Hughes: Tevez është i jashtëzakonshëm

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka lavdëruar autorin e dy golave në takimin e mbrëmshëm, Carlos Tevez, pas fitores 3-1 ndaj West Ham United.

“Carlos ishte i shkëlqyeshëm, në lëvizjet e tij dhe shkëmbimet me Craig Bellamy, Martin Petrov dhe me mesfushorët. Dhe me kalimin e sezonit ai do të bëhet edhe më i mirë”, ka thënë Hughes pas takimit të mbrëmshëm.

“Carlos është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai e di dhe e ka të qartë se ku ndodhen lojtarët e tjerë dhe mënyrën se si ai mund të ndikojë në lojë. Me lojtarë të kalibrit të tij, keni një miks të gatshëm”.

“Keni nevojë për lojtarë të cilët kanë aftësinë për të krijuar të papriturën dhe për t’i bërë gjërat nga asgjëja. Pasi do të kemi ndeshje ku nuk do të luajmë ashtu siç duhet. Atëherë kemi nevojë për dikë që krijon diçka nga asgjëja”, ka shtuar trajneri anglez.