LAJMI I FUNDIT:

Tevez shkëlqen në fitoren e Cityt

Tevez shkëlqen në fitoren e Cityt

Manchester City ka shënuar fitore komode përballë West Ham United me rezultat prej 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin e qytetit në Mançester.

Me të filluar ndeshja (5’), sulmuesi argjentinas Carlos Tevez shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa pas afro njëzet minutash Carlton Cole barazoi shifrat.

Vendasit i kaloi sërish në epërsi bullgari Martin Petrov (32’), i cili vuri rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ndërsa golashënues ishte përsëri ‘Carlito’ (61’), i cili me golin e dytë personal në ndeshje, vulosi fitoren e ‘pasanikëve’.