LAJMI I FUNDIT:

Leonardo: Milani meritoi të fishkëllehet

Leonardo: Milani meritoi të fishkëllehet

Leonardo thotë se lojtarët e Milanit merituan të fishkëllehen nga fansat vendorë pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Barit në San Siro.

“Bari luajti shumë, shumë mirë dhe ne dështuam t’ia dalim. Në fund fishkëllimat ose duartrokitjet gjithmonë janë të merituara dhe ne i merituam ato ofendime”, ka thënë trajneri brazilian.

“Bari e bazoi shumicën e lojës në anët dhe ia doli shumë mirë. Në fund ne ishim të lumtur me punën e bërë në mbrojtje, pasi rrezikuam të humbasim ndeshjen”, ka shtuar Leonardo.