LAJMI I FUNDIT:

Ferrara i zhgënjyer pas barazimit

Ferrara i zhgënjyer pas barazimit

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit të djeshëm me rezultat 1-1 ndaj Bolognas.

David Trezeguet i çoi në avantazh biankonerët në pjesën e parë të takimit, por në kohën shtesë Martins Adailton siguroi golin e barazimit.

“Një kohë ishim shumë të hapur dhe nuk u rikthyem në mbrojtje aq shpejt dhe me efektivitet, siç duhej. Juventusi është një ekip që përpiqet të sulmojë gjithë kohën, por duket se kemi nevojë ta përmirësojmë mbrojtjen”, ka thënë Ferrara.