LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Mannone ka treguar kualitetet e tij

Wenger: Mannone ka treguar kualitetet e tij

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar mënyrën se si heroi i ri i portës së topçinjve, Vito Mannone, është adaptuar në klub.

“Ne e kishim atë në stërvitje dhe e testuam, pamë disa kualitete te ai, të cilat tash i ka treguar. Nuk ka qenë lehtë për të. Por kur një lojtar largohet dhe reziston aq shumë për t’u kthyer, punon pa u angazhuar në lojë, kjo do të thotë se nuk ka edukim më të mirë për forcën e tij mentale”.

“Ai e ka kaluar këtë. Ka kaluar nëpër këtë përvojë të pakëndshme dhe ka vazhduar të punojë. Ai ka besim në vete. Nuk mund ta bëni yll me vetëm një ndeshje, por mund të flisni për kualitetet e tij”, ka thënë Wenger.