LAJMI I FUNDIT:

Dygolësh i Salihit në fitoren e Rapidit

Dygolësh i Salihit në fitoren e Rapidit

Sulmuesi i Përfaqësueses shqiptare, Hamdi Salihi, ka shënuar dy herë në ndeshjen e të shtunës, të cilën skuadra e tij Rapid Vienna e fitoi me rezultat 3-1 ndaj Wiener Neustadt.

Lojtari nga Maqedonia me pasaportë austriake, Mensur Kurtishi, krijoi avantazhin për mysafirët (35’), ndërsa një minutë më pas, Salihi solli shifrat në baraspeshë.

Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Soma krijoi avantazhin e parë për Rapidin, ndërsa me golin e tij të dytë në ndeshje (86’), Salihi vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.