LAJMI I FUNDIT:

Massa do të drejtojë timonin në nëntor

Massa do të drejtojë timonin  në nëntor

Ngasësi i Ferrarit, Felipe Massa, është duke u rikuperuar nga lëndimi në kokë që i kërcënoi madje edhe jetën, dhe ka thënë se do të jetë pjesë e ngjarjes të famshme të vozitjes në muajin nëntor në Brazil.

Massa pësoi çarje në kafkën e tij në muajin korrik, kur një pjesë e veturës së bashkëkombësit të tij Rubens Barrichello (Brawn GP), e goditi atë në syrin e majtë gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Hungarisë.

“Do të jem sërish pjesë e sfiduesve të yjeve, që është një prej ngjarjeve më trendi në fund të vitit. Është një organizim i shkëlqyeshëm, ku bashkohen të gjithë ngasësit më të mirë në të gjitha kategoritë e botës: Formula 1, Formula Indy, të veturave me bagazh (kampionati brazilian)”, ka thënë Massa në një video të publikuar.

Ngjarja, ku Massa është një prej organizatorëve, mbahet çdo vit në Florianopolis në Brazilin jugor, nga data 27 deri më 29 nëntor.


Ndërkohë, 28-vjeçari nuk do të rikthehet në Formula 1 deri në vitin e ardhshëm dhe është zëvendësuar nga italiani Giancarlo Fisichella. Massa ka thënë se në ngjarje do të jenë edhe kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher, dhe Rubens Barrichello, që renditet i dyti në kampionatin e këtij viti.

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori