LAJMI I FUNDIT:

Hamburg dhe Celtic mposhten në Ligën Evropiane

Hamburg dhe Celtic mposhten në Ligën Evropiane

Lideri i Bundesligës, Hamburg, është mposhtur me rezultat të thellë prej 3-0 në takimin parë të Europa League, në udhëtim te ekipi austriak Rapid Vienna.

Dy gola në fund të pjesës së parë dhe një tjetër kah fundi i pjesës së dytë, iu kanë ndihmuar vjenezëve të fillojnë me fitore bindëse garën në Europa League.

Kapiteni Steffen Hofmann kaloi i pari në epërsi vendasit në minutën e 35-të të takimit, ndërsa sulmuesi kroat Nikica Jelavic dyfishoi epërsinë në minutat e fundit të pjesës së parë.

Christopher Drazan vulosi turpërimin e gjermanëve me një gol të shënuar 14 minuta para fundit të takimit. Për Rapidin e Vjenës në katër minutat e fundit u angazhua edhe sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi


Edhe Celtic është mposhtur në ndeshjen tjetër të grupit C, atë përballë Hapoel Tel Aviv. Skocezët kaluan në epërsi në pjesë të parë me anë të Georgios Samaras, por izraelitët u rikthyen në pjesën e fundit të takimit për të shënuar dy gola që sollën edhe fitoren (Nemanja Vucicevic, 75’, dhe Maaran Lala, 88’).

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori