LAJMI I FUNDIT:

Adebayor: Do të përfundojmë mbi United

Adebayor: Do të përfundojmë mbi United

Sulmuesi Manchester City, Emmanuel Adebayor, ka një mesazh të qartë për Sir Alex Ferguson: “Do të përfundojmë mbi Manchester United këtë sezon”.

“Qëllimi nuk është të jemi një klub më i madh se Manchester United, por më i madh se çdo tjetër. Ne dëshirojmë të dominojmë edhe në Angli edhe në Evropë, andaj kjo nuk do të thotë të jemi më të mirë se Chelsea ose United, por më të mirë se Madrid dhe Milan po ashtu”, ka thënë Adebayor.

“Nuk mendoj se do të zgjasë shumë që të jemi ekipi kryesor në Manchester. Njerëzit flasin se kjo mund të ndodhë për një vit, por unë besoj se kjo mund të ndodh këtë sezon. Me ekipin që kemi, nuk shoh arsye se nuk mund t’ia dalim këtë vit”, ka shtuar ish-sulmuesi i Arsenalit.