LAJMI I FUNDIT:

West Ham dëshiron Oddon

West Ham dëshiron Oddon

Klubi i Ligës Premier, West Ham United, është duke bërë përpjekje për të angazhuar mbrojtësin e Milanit, Massimo Oddo.

Oddo u la jashtë ekipit në fitoren e të shtunës prej 2-1 ndaj Sienës dhe Leonardo e bëri të qartë se ai mund të largohet.

Mediat nga ishulli shkruajnë se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, dëshiron t’i ofrojë Oddos një përvojë të re në Ligën Premier, dhe se në ditët në vazhdim priten negociata mes dy klubeve.