LAJMI I FUNDIT:

Juventus fillon mbarë

Juventus fillon mbarë

Juventus ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A, duke bërë një paraqitje solide për të mposhtur me rezultat minimal 1-0 në Olimpico ekipin e Chievos.

Biankonerët kaluan në epërsi pas vetëm 11 minutash lojë, kur një harkim i përkryer i Diegos gjeti kokën e Vincenco Iaquntas, i cili dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portierit mysafir Stefano Sorrentino.

Pavarësisht rasteve të tjera, goli doli të ishte vendimtar për Juventusin dhe tre pikët e para në sezonin e ri.

Për Chievon deri në minutën e 70-të u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, i cili megjithatë nuk arriti të ndihmojë ekipin për ndonjë rezultat më pozitiv.


Me rezultat minimal ka fituar edhe Lazio në fushë të vet ndaj Atalantas. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi italian Tomasso Rocchi pas 22 minutash lojë.