LAJMI I FUNDIT:

Federer në finale të Cincinnati

Federer në finale të Cincinnati

Numri një i botës, Roger Federer ka treguar një paraqitje të shkëlqyeshme për të mposhtur kampionin në fuqi Andy Murray në dy sete (6-2, 7-6) dhe për të siguruar vend në finalen e Cincinnati Masters.

Federer tregoi një formë të shkëlqyeshme kundër britanikut, dhe tash do të përballet me numrin katër në botë, Novak Djokovic, i cili bëri një paraqitje të parezistueshme duke mposhtur në dy sete ish-numrin një Rafael Nadal (6-1, 6-4).

“Ishte një paraqitje përgjithësisht e mirë. Kam qëndruar agresiv. Gjithmonë kam kërkuar të luaj mirë dhe mendoj se në fund meritova fitoren”, ka thënë Federer pas ndeshjes.