LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Del Piero te Juve deri në vitin 2011

Zyrtare: Del Piero te Juve deri në vitin 2011

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.

Kontrata e kapitenit përfundonte në vitin 2010, mirëpo Bianconerët vendosën t’ia vazhdonin edhe për një vit tjetër kontratën ikonës bardhezi.

“Del Piero e ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2011. Kapiteni ka nënshkruar kontratë të re mëngjesin e sotëm, e cila do ta mbajë atë edhe një vit shtesë nga data e skadimit të kontratës së tij paraprake”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

Ndërkohë, Djaloshi i Artë ka shprehur gëzimin e tij për vazhdimin e kontratës dhe shpreson të japë më të mirën nga vetja në dy sezonet e ardhshme.


“Mund ta konfirmoj lumturinë dhe krenarinë time me këtë marrëveshje që do të më mbajë këtu edhe një vit më shumë. Ky është një motivim i madh për mua sepse gjithmonë kam punuar shumë dhe do ta jap më të mirën nga vetja”.

“Unë po luaj në njërin nga klubet më të mëdha në Evropë dhe jam i ngazëllyer për këtë. Ishte një marrëveshje e shpejtë. Dëshiroj të shkruaj edhe disa faqe të historisë me këtë klub”, ka thënë Del Piero për “Sky Sport Italia”.

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Liga e Kampionëve
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Kalo në kategori