LAJMI I FUNDIT:

Hapet gara për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, Rama: Qendër e re urbane

Hapet gara për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, Rama: Qendër e re urbane

Sot do të zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Pesë skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një stadium të ri me standarde të UEFA-s, kategoria IV. Ky projekt ka si qëllim ta kthejë këtë zonë në një qendër të re urbane të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe urbane dhe nënvizoi se stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë një nga bërthamat kryesore të një qendre të re urbane në Tiranë.


“Janë bërë projektet e zbatimit dhe IC ka shpallur garën për zhvilluesit, kështu që të gjithë janë të ftuar t’i shikojmë të treja këto mundësi zhvillimi. Tani i vjen radhë stadiumit Selman Stermasi, edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane, që jam i bindur që duke pasur parasysh konkurrentët, do të jemi në kushtet ku do të bëjmë një zgjedhje të mirë”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se janë duke u zhvilluar disa projekte të tjera, përfshirë ndërtimin e qendrës administrative të re, godinës së re të Kadastrës, dhe bibliotekës kombëtare.

“Dua të përmenden këtu edhe disa procese të tjera të filluara, ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione, për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, biblioteka e re kombëtare me një konkurs që do të shpallet së shpejti. Ndërkohë që po punohet dhe është në kantier akademia e Manchester City në Durrës, së shpejti edhe akademinë e Nadal në Durrës . Agjencia është në diskutime me NBA për akademinë e NBA po në Durrës, ku duam të ndërtojmë një destinacion akademish sportive”, shtoi kryeministri Rama.

Në fund, Rama foli edhe për nevojën për një sistem të ri parkimesh në kryeqytet dhe bregdet, duke premtuar se Agjencia për Planifikimin e Komunitetit (IC) do të shpallë procese të reja për ndërtimin e këtyre infrastrukturave dhe do të përfshijë arkitektë ndërkombëtarë, duke organizuar një festival të arkitekturës në fillim të qershorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme
Kalo në kategori