LAJMI I FUNDIT:

Rrahu burrin dhe fëmijët e mitur, policia arreston një grua në Istog

Rrahu burrin dhe fëmijët e mitur, policia arreston një grua në Istog
Foto: Arrestim

Policia ka arrestuar një grua në Istog, pasi që e njëjta ka rrahur bashkëshortin dhe fëmijët e saj të mitur.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/