LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja e Veliajt nga shkarkimi i Ristanit, përflitet për përplasje me Ramën

Tërheqja e Veliajt nga shkarkimi i Ristanit, përflitet për përplasje me Ramën

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me përplasjen e përfolur me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e delegimit të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit që drejtonte deri tani.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ditën e djeshme, Veliaj thekson se nuk ka asnjë përplasje mes tij dhe Ramës, dhe se marrëdhënia e tyre është e fokusuar në bashkëpunim dhe diskutime konstruktive.

Veliaj shpjegon se ridelegimi i kompetencave drejtuese nga një nëkryetare te tjera ishte një keqkuptim, të cilin e kishte bërë me idenë e gabuar, duke menduar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues.


Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare në detyrë e Bashkisë së Tiranës
Lexo po ashtu Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare në detyrë e Bashkisë së Tiranës

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Ditën e sotme Erion Veliaj kishte firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës ndërsa ia kishte dhënë këto kompetenca nënkryetares Sara Goxhaj.

Anuela Ristani mbetet kryetare e deleguar e bashkisë Tiranë, sepse shkresa e mëhershme e Veliajt anulonte delegimin e Ristanit dhe vendoste Goxhajn.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori