ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka bërë publik armën që mori si dhuratë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Arma, një Gümüşay .357 Magnum e prodhuar në Turqi, ishte vendosur në një kuti druri me flamurin turk dhe logon e NATO-s.




Mbi të ishte gdhendur emri i Pellegrinit, ndërsa dhurata përfshinte edhe gjashtë fishekë.

E njëjta dhuratë iu dha të gjithë liderëve pjesëmarrës në samit.

Videoja e publikuar në rrjete sociale ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa dhurata e pazakontë ka ngjallur debat edhe për vështirësitë ligjore të transportit të armëve në disa vende evropiane. /Telegrafi/