LAJMI I FUNDIT:

Arrestime të reja për zjarrin në Koçan, gjendja e të lënduarve është stabile

Arrestime të reja për zjarrin në Koçan, gjendja e të lënduarve është stabile

Aktivitetet e policisë dhe Prokurorisë për hetimin e zjarrit në Koçan, ku mbetën të vdekur 59 persona dhe rreth 200 tjerë u lënduan, kanë vazhduar edhe mbrëmë me aksionin për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje.

Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov. Prokuroria Publike njoftoi se sot do të informojë për veprimin e ekipeve policore të kryera me urdhër të Prokurorisë Publike të Koçanit, ku ekipi i prokurorisë është duke punuar në hetime.

Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga një prokuror në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.


Nga ekipi i akuzës priten hapat e radhës për shkak të skadimit të masës së paraburgimit që iu shqiptua 18 personave në procedurë paraprake. Veprimtaritë hetimore, para arrestimit të tre ish-kryetarëve të bashkive, përfshinin 28 persona.

Tashmë është hapur hetim dhe është shqiptuar masë paraburgimi 30 ditor për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Stacionit Policor të Koçanit, të cilët dyshohet se si bashkëkryerës, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqim pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarive hoteliere – kabare, edhe pse nuk i ka përmbushur kërkesat ligjore për punë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja e personave të lënduar është stabile dhe se tre prej tyre dje u lëshuan për kurim në shtëpi. Ndërsa na e hëna pritet që pacientët që mjekohen jashtë vendit të kthehen në spitalet e RMV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Lajme
Kalo në kategori