Tre institucionet që disponojnë laboratorë për analizimin e ujit po zhvillojnë një proces të koordinuar të testimit për të verifikuar cilësinë e ujit në Gostivar.

Anëtari i Shtabit Komunal të Krizës, Zudi Xhelili, bëri të ditur se, sipas marrëveshjes së arritur ditë më parë, të tre laboratorët do të marrin mostra nga shtatë pika të njëjta.


Brenda 12 orëve priten rezultatet e para të analizave.Ai sqaroi se analizat do të përsëriten për të garantuar saktësinë e tyre, ndërsa më pas përfaqësuesit e institucioneve do të koordinohen dhe do të dalin me një qëndrim të përbashkët për rezultatet.

Sipas Xhelilit, nëse analizat konfirmojnë se uji i plotëson standardet e nevojshme, qytetarët do të mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije.