LAJMI I FUNDIT:

​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër deklaratën e fundit të Serbisë lidhur me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Sipas MPJD-së, kjo deklaratë është jo vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu shkelje e hapur e Marrëveshjeve të Brukselit.

Serbia, ndonëse ka pretenduar se i pranon këto marrëveshje, ka refuzuar të nënshkruajë ato, duke dëshmuar edhe një herë mungesën e vullnetit për të angazhuar në dialog.


“Duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën dhe njohjen e institucioneve të saj. Retorika e saj përmban tone hegjemoniste, pasi përpiqet të paraqitet si fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar shpjegime nga dy shtete sovrane, anëtare të NATO-s dhe BE-së. Kjo sjellje është e papranueshme dhe shkel Marrëveshjen e Brukselit,” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Më tej, theksohet se përpjekja e Serbisë për t’u paraqitur si “garantuese e paqes në Ballkan” është absurde, duke marrë parasysh historikun e saj të destabilizimit të rajonit.

Nga luftërat e viteve 1990 deri tek kërcënimet dhe grumbullimi ushtarak pranë kufijve të Kosovës, Serbia vazhdon të jetë burim i pasigurisë rajonale.

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës
Lexo po ashtu Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

MPJD gjithashtu kritikon pretendimet e Serbisë për neutralitet, duke i cilësuar ato hipokrite, pasi Beogradi ka lidhje të thelluara me regjime autoritare si Rusia dhe Irani.

“Ndërsa bota demokratike qëndron e bashkuar kundër agresionit, Serbia vazhdon të rreshtohet me vende që punojnë kundër stabilitetit në Evropë,” thuhet në deklaratë.

Sipas MPJD-së, Serbia duhet të ndalë retorikën agresive dhe të respektojë marrëveshjet e pranuara, duke hequr dorë nga ambiciet hegjemoniste dhe duke marrë përgjegjësi për krimet e së kaluarës.

“Serbia duhet të hapë arkivat e saj të klasifikuara të kohës së luftës, për të zbardhur krimet e kryera, veçanërisht nga Brigada e 38-të e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave në Kosovë. Pa drejtësi për viktimat, nuk mund të ketë paqe të vërtetë”

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sigurisë dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare me aleatët e saj”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës - dyshohet se u përplasën me një betoniere

Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës - dyshohet se u përplasën me një betoniere

Lajme
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori