LAJMI I FUNDIT:

Fruthi prek tri komuna në Kosovë – konfirmohen pesë raste

Fruthi prek tri komuna në Kosovë – konfirmohen pesë raste

Nga janari i këtij viti e deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithsejtë 5 raste të fruthit.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas IKSHPK-së, këto raste janë regjistruar kryesisht në komunat tri komuna.


“Nga janari e deri më tani (2025) në Kosovë janë konfirmuar 5 raste të fruthit. Komunat ku janë regjistruar raste kanë qenë: Fushë Kosova, Gjakova dhe Deçani”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

Në lidhje me situatën aktuale, IKSHPK thekson se, ndonëse rastet deri tani kanë qenë sporadike, është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me vaksinimin e fëmijëve sipas kalendarit të parashikuar.

“Situata është nën monitorim të përhershëm të IKSHPK-së, që si institucion, u bën thirrje prindërve, t’i vaksinojnë fëmijët me dy dozat e vaksinës MMR”, thuhet më tej në përgjigjen e IKSHPK-së për Telegrafin.

Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë – IKSHPK thirrje që të vaksinohen fëmijët
Lexo po ashtu Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë – IKSHPK thirrje që të vaksinohen fëmijët

Doza e parë e vaksinës MMR duhet të administrohet kur fëmijët arrijnë moshën 12 muajshe, ndërsa doza e dytë është e rekomanduar të merret në moshën 6 vjeçare.

“Kjo është rruga e duhur për të parandaluar ndonjë përhapje të përmasave më të madhe, meqë rastet deri më tani kanë qenë sporadike”, kanë thënë nga IKSHPK.

Vaksinimi është një masë kyçe në parandalimin e shpërthimit të fruthit në nivele më të larta, sidomos kur janë të pranishëm fëmijë të pambrojtur.

Për këtë arsye, prindërit inkurajohen që të respektojnë kalendarin e vaksinimit dhe të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të vaksinuar.

Fruthi, një infeksion viral i cili përhapet lehtësisht nga personi në person, mund të shkaktojë komplikacione serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël, dhe në disa raste mund të jetë fatale.

Megjithatë, vaksina MMR  është një mjet efektiv për të parandaluar këtë sëmundje dhe për të shmangur shpërthimet masive.

Vaksina MMR, e cila mbron kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, është në dispozicion që nga viti 1971./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

​Zvonko Veselinoviq i lidhur me kaosin në transportin publik gjatë protestave në Beograd

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

Një zyrtar policor nga veriu i Mitrovicës në mesin e 16 të arrestuarve për trafikim të armëve

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci

Pas 26 vitesh identifikohen mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Kalo në kategori