Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë janë rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, përpara telefonatës së shumëpritur të tyre.
Trump postoi në Truth Social duke treguar se do të flasë me Putinin të martën në mëngjes.
Ai tha se përderisa ka pasur marrëveshje, “mbetet shumë” për t’u punuar.
“Çdo javë sjell 2,500 vdekje ushtarësh, nga të dyja palët, dhe duhet të përfundojë TANI. Mezi pres telefonatën me presidentin Putin”, shkroi Trump.
Ai më parë u tha gazetarëve se “ne do të shohim nëse mund të punojmë një marrëveshje paqeje, një armëpushim dhe paqe, dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë”.
Ndërkohë në fjalimin e tij të natës të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin për zgjatjen e luftës.
“Ky propozim mund të ishte zbatuar shumë kohë më parë”, tha ai, duke shtuar se “çdo ditë në kohë lufte do të thotë jetë njerëzore”.
Sipas mediave të huaja, ka pasur mospërputhje nga brenda administratës Trump se sa të avancuara janë bisedimet e armëpushimit.
Duke folur pas takimit të tij në Jeddah me zyrtarët ukrainas, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se “pjesa më e madhe” e bisedës ishte “si do të dukej një proces negociator” dhe jo “kushtet specifike”.
I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili u takua me Putin të enjten në Moskë, gjithashtu ka pasur një ton më të matur.
E Britania e Madhe dhe Franca i kanë kërkuar Putinit të provojë se dëshiron një marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti “guximin” e Zelenksy-t për të rënë dakord për një propozim armëpushimi dhe sfidoi Rusinë të bënte të njëjtën gjë.
“Mjaft vdekje. Mjaft jetë të shkatërruara. Mjaft shkatërrim. Armët duhet të heshtin”, tha Macron në një postim në X.
Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy theksoi se Putini duhet të pajtohet me një “armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar tani”, duke u thënë deputetëve se nuk kishte parë “asnjë shenjë” se Putini ishte serioz për një marrëveshje paqeje.
Ai paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj kanë “më shumë letra që ne mund të luajnë” për të ndihmuar në detyrimin e Rusisë që të negociojë “seriozisht”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bil Gates kritikon ashpër Donald Trumpin

Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Trump: Kemi rënë dakord të lëvizim shpejt drejt 'armëpushimit të plotë' në Ukrainë

Hera e parë në botë, gazeta italiane publikon lajme të krijuara me inteligjencë artificiale

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren