LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen nga Qeveria, Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës

Deklarohen nga Qeveria, Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë takim të parë zyrtar në zyrën e Kryeministrit, ai e uroi për rolin e ri Sorensen dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

“Kryeministri kërkoi nga emisari Sørensen që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës. Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së”, thuhet në njoftim.


Sorensen: Qëllimi është shtyrja përpara e dialogut, kompromiset janë në dorën e palëve
Lexo po ashtu Sorensen: Qëllimi është shtyrja përpara e dialogut, kompromiset janë në dorën e palëve

Po ashtu në njoftim thuhet se kanë diskutuar për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit. Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka thënë se ndjehet mirë që është kthyer në Kosovë si dhe ka mbetur i habitur nga përparimi i saj.

“Është mirë të kthehem në Kosovë! I habitur nga përparimi i bërë që kur u largova. Ditën, fola me presidenten, VjosaOsmani, kryeministrin, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi rreth asaj se sa ka dhënë dialogu për Kosovën, si të sigurohet që ai të vazhdojë të japë dhe rëndësinë e Ohrit për të”, ka shkruar Sorensen në platformën X. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

Lajme
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kalo në kategori