LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë tri arsyet pse Juventusi nuk e ka shkarkuar ende Thiago Mottan?

Cilat janë tri arsyet pse Juventusi nuk e ka shkarkuar ende Thiago Mottan?

Raportimet në Itali pretendojnë se një humbje ndaj Genoas pas pushimit me kombëtare do t’i kushtojë Thiago Mottas me shkarkim, por ish-mesfushori italian nuk është shkarkuar deri më tani për disa arsye të ndryshme. 

Thiago Motta është në qendër të kritikave pasi pësoi dy humbje radhazi ndaj Atalantas dhe Fiorentinas, duke pësuar shtatë gola dhe duke mos shënuar asnjë. 

Ish-mesfushori refuzoi që të tërhiqej pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinas të shtunën dhe Cristiano Giuntoli e konfirmoi besimin tek trajneri. 


Sidoqoftë, eksperti italian Romeo Agresti ka raportuar se Motta ka kohë të kufizuar për ta shpëtuar punën e tij. 

Ilbianconero.com, Corriere dello Sport dhe Calciomercato.com shtojnë se një humbje e tretë radhazi ndaj Genoas xhiron e ardhshme mund t’i kushtojë me shkarkim Mottas. 

Sidoqoftë, shumë tifozë të Juventusit kanë pyetur veten se pse Motta nuk u shkarkua pas humbjes ndaj Fiorentinës. 

Agresti beson se shkarkimi i Mottas me nëntë ndeshje të mbetura do të konfirmonte dështimin e projektit, por edhe aspekti financiar ka një ndikim. 

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan
Lexo po ashtu Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Raportimet e mëparshme kanë bërë me dije se Juventusi do të duhej të paguante deri 20 milionë euro për ta shkarkuar trajnerin e tyre këtë sezon. 

Gazzetta shton se mungesa e trajnerëve të nivelit botëror është një tjetër çështje që duhet të konsiderohet, ku vetëm Igor Tudor dhe Roberto Mancini po shihen si kandidatë kredibil për ta zëvendësuar Mottan. 

Në të njëjtën kohë, klubi beson se do të ishte e padrejtë t’i vihet faji tërësisht vetëm trajnerit, pasi edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi për rezultatet zhgënjyese këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Kalo në kategori